Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka dhuruar të shtunën  çelësat e shtëpive për pesë familje në këtë Komunë.

Sipas Kastratit, këto pesë familje u përkasin kategorive me kushte të rënda ekonomike e sociale.

“Me plotë emocion e lot gëzimi në këtë natë të Vitit të Ri, sot i bëmë me shtëpi banimi 5 familje, që u përkasin kategorive me kushte të rënda ekonomike e sociale. Nuk ka krenari më të madhe se sa, pikërisht në këtë ditë festive të gëzojmë këto familje, duke ju siguruar atyre kushte optimale për të jetuar. Familjeve përfituese ju uroj shëndet e jetë të qetë në këto banesa moderne, ndërsa ne, si qeverisje lokale do të vazhdojmë edhe më tej përkrahjen e kujdesin ndaj këtyre kategorive” tha Kastrati./TV Malisheva

Share.