Aktori i madh uellsian Anthony Hopkins sapo mbushi të 85-tat.

Disleksia nga e cila vuante si fëmijë e bën atë të turpshëm dhe introvert, vetëm si i rritur do të zbulojë se ka sindromën Asperger.

Një pianist i shkëlqyer, megjithatë ai është i përkushtuar ndaj aktrimit që e ndihmon të ndihet më i pranuar.

Pas shërbimit ushtarak u pranua në “Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik” dhe më pas në “Teatrin Kombëtar” me regji të legjendarit Laurence Olivier.

Ai bëri debutimin e tij në film në rolin e Rikard Zemërluanit (1968).

Mes viteve 70 dhe 80 karriera e tij u nda midis Britanisë së Madhe dhe SHBA dhe mes kinemasë, televizionit dhe teatrit.

Në vitin 1992 ai fitoi Oscarin si protagonist, duke luajtur vetëm 16 minuta dhe duke u shfaqur për rreth 25 minuta, për rolin e Hannibal Lecter në “Heshtja e Qengjave”.

Në vitin 1993 u shpall kalorës duke marrë titullin “Sir”.

Ai është shtetas amerikan që nga viti 2000.

Ai u nominua për një çmim Oscar gjashtë herë (“Heshtja e qengjave”, “Mbetjet e ditës”, “Nikson” “Amistad”, “Dy Papët” dhe “Babai”).

“Babai” i dha atij Oscarin e dytë të karrierës së tij në vitin 2021, duke e bërë atë fituesin më të vjetër në histori.

I martuar tri herë ai ka një vajzë nga martesa e parë.

Ai është vegjetarian dhe anëtar i Greenpeace./ATSH

Share.