Sektorët e prodhimit dhe shërbimeve të Kinës kane shënuar një rënie që nga fillimi i vitit 2020, pavarësisht pezullimit të papritur të politikës “zero-Covid” në dhjetor mes rezistencës publike.

Numri në rritje i infeksioneve bëri që disa vende të lëshonin alarmet dhe të rikthenin testimet dhe masat mbrojtëse.

Indeksi zyrtar i menaxherëve të blerjeve të prodhimit ra në 47,0 në dhjetor nga 48,0 që ishte muajin e kaluar, sipas të dhënave të Byrojsë Kombëtare te Statistikave. Rezultati nën nivelion 50,0 tregoi një tkurrje të këtij sektori.

Nënindeksi i prodhimit u dobësua me 3,2% pikë moshe krahasuar me 44,6 në dhjetor. Kërkesa gjithashtu u zbeh në fund të vitit, duke regjistruar një rënie të lehtë të indeksit të porosive të reja në 43,9.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve (PMI) jo-prodhues që kombinon sektorin e shërbimeve me atë të ndërtimit, ra më ndjeshëm në 41,6 nga 46,7 një muaj më parë. Indekset prodhuese dhe jo prodhuese arritën nivelet më të ulëta që nga fillimi i vitit 2020.

Në të kundërt, sektori i ndërtimit vijoi të zgjerohej në muajin dhjetor. Për rrjedhojë, indeksi i përgjithshëm i prodhimit të përbërë ra në 42,6 nga 47,1 që ishte një muaj më parë.

Kina ka zbatuar politikën strikte “zero-Covid” gjatë vitit të kaluar që ndërpreu zinxhirin global të furnizimit dhe gjithashtu rëndoi tregtinë globale.

Megjithëse rihapja do të sigurojë një rimëkëmbje eventuale, recesioni global së bashku me rënien e vazhdueshme të pronës vendase paraqesin sfida për procesin. /DPA/

Share.