Centralet bërthamore në Republikën Çeke gjeneruan më shumë energji elektrike në vitin 2022 se kurrë më parë, duke regjistruar nje sasi rekord, sipas një njoftimi.

“Impiantet e vendit futën në rrjet rreth 30.8 teravat orë”, sipas grupit të operatorit CEZ.

“Në periudhën e krizës energjetike të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, centralet bërthamore “Dukovany” dhe “Temelin” rritën prodhimin e tyre”, tha një zëdhënës.

Pritet një rënie e lehtë e prodhimit të energjisë për shkak të investimeve të shumta në impiant. Gjeneratorët e avullit në centralin 35-vjeçar të “Dukovany” kanë nevojë të pastrohen.

Ambientalistët në Gjermani dhe Austri kanë kritikuar prej kohësh impiantet në Republikën Çeke, duke i cilësuar ato si të pasigurta dhe të vjetruara.

Centrali bërthamor “Temelin” ndodhet 60 kilometra nga kufiri gjerman, dhe centrali “Dukovny” rreth 100 kilometra në veri të Vjenës.

Sipas planeve të qeverisë çeke, furnizimi me energji elektrike në vendin anëtar të BE-së do të rritet deri në vitin 2040, edhe nëpërmjet ndërtimit të reaktorëve të rinj. /DPA/

Share.