Sot, skuadra e FC Malisheva ka filluar stinorin e përgatitjeve pranverë-verë. Këtë e ka bërë të ditur vet skuadra. Gjatë kohës kur po zhvilloheshin stërvitjet, ishte i pranishëm edhe presidenti i klubit Z. Driton Morina.

Duke uruar që të kenë kaluar pushime të mira dimërore, ai i inkurajoi lojtarët për vazhdimësinë e stinorit.

Ndër të tjera tha: “ Unë besoj se ky stinor do të jetë më interesant, e më i suksesshëm për djelmoshat tanë, dhe do të na sjellë ndeshje edhe më cilësore dhe emocione të shumta. Kemi bërë përgatitjet e duhura dhe po shpresojmë për një stinor të mbarë, të sukseshmëm e sa më shumë emocione, u shpreh presidenti Morina”.

/TV Malisheva

Share.