Estrada e Kosov֝ës këtë vit pati një sezon mjaft të zënë sa i përket ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
Dasma, ahengje, koncerte e mbledhi të shumta u mbajtën lirshëm, pasi që përgjatë tërë vitit 2022 nuk pati ndonjë masë restriktive kundër COVID-19 në fuqi, për dallim nga vitet paraprake.
Rrjedhimisht, këngëtarët e Kosovës patën edhe përfitime më të mëdha nga aktiviteti i ushtruar, e sidomos në sezonin e verës.
Bashkë me përfitimet, estrada ishte edhe nën “llupën” e Administratës Tatimore të Kosovës, në lidhje me pagesën e obligimeve ndaj shtetit.
Në një përgjigje nga ATK (Administrata Tatimore e Kosovës), thonë se përgjatë periudhës janar-nëntor, estrada e Kosovës ka paguar mbi 418 mijë euro.
/TV Malisheva