Komanda Rajonale e KFOR-it-lindje, kanë kryer trajnimin e ngritës me helikopter në kampin Bondsteel, për të vazhduar me manovra të ndryshme fluturimi nëpër male.
Sipas njoftimit, në këtë trajnim kanë marrë pjesë ushtarët për evakuimin mjekësor, të caktuar në kompaninë Charlie, Batalioni i 2-të, regjimenti i 149-të i Aviacionit, si dhe Garda Kombëtare të Ushtrisë së Arizonës.
“Trajnimi përbëhej nga shpëtime të shumta të drejtpërdrejta ku Jacob Anderson dhe Anthony Bonillas praktikuan marrjen e pacientëve nga toka me anë të ngritjes. Pacientët për trajnim ishin Kimberly Young dhe Skyler Schendt. Dita vazhdoi me një rrugë trajnimi fluturimi nëpër male për pilotët dhe ekuipazhin, ku u provuan manovra të ndryshme fluturimi. Ky trajnim është krijuar për të rritur gatishmërinë dhe aftësitë operacionale të detashmentit MEDEVAC, në mënyrë që të ofrojë siguri dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës siç është mandatuar me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva