Kolektivi Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ndaj uebfaqeve të qeverisë serbe.

Sipas një njoftimi në Twitter, sulmet janë duke u bërë në ‘shkallë të plotë’ si pjesë e fushatës

Sipas Twitt-it të fundit të Anonymous, më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr nga interneti në 72 orët e fundit.

“JUST IN: Kolektivi #Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ‘në shkallë të plotë’ në faqet e internetit të qeverisë serbe, si pjesë e fushatës #OpSerbia. Më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr në 72 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Anonymous.

Kujtojmë se Anonymous rreth dy javë më parë, ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me zhvillimet në veri.“Ne nuk do të qëndrojmë indiferent përballë këtij terrori. Reagimi ynë kolektiv do të jetë i prerë dhe i shpejtë”.

“Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk është pa mbështetje”, thuhej në reagim. /TV Malisheva

Share.