Një rast i dëmtimit apo asgjësimit të pasurisë është raportuar së fundi në rajonin e Gjakovës.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që në shenjë hakmarrje me mjete pune ka dëmtuar veturën e viktimës.
Sipas viktimës, vlera e dëmit është rreth 1 mijë euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /TV Malisheva