Në mbledhjen e parë për këtë vit, Qeveria miratoi Projektligjin për investime të qëndrueshme. Kryeministri Albin Kurti theksoi se projektligji në fjalë nxitë investimet dhe zhvillimin ekonomik.

Ekzekutivi miratoi, po ashtu edhe Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike.

Duke marrë parasysh krizën energjetike, qeveria sërish miratoi vendimin për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji./TV Malisheva

Share.