Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media tha nuk do të gjuajnë me gurë dhe gazlotësjellës në institucione siç u shpreh se i kanë ndërtuar vet.
“Nëse dikush pret që PDK-ja të gjuajë me gurë dhe gaz lotsjellës në institucionet që i kemi ndërtuar vet, paska me prit shumë gjatë”, tha Çitaku.
Ajo shtoi se Kosovës i imponuar një model I opozitëbërjes më instrument jopolitikë në masë të madhe që janë përdorur.
“Për një kohë shumë të gjatë Kosovës i është imponuar një model i caktuar i opozitëbërjes I cili shpeshherë në masë të madhe ka përdorur edhe instrument jopolitikë”, shtoi Çitaku.
Konferenca për media është thirrur për ngjarjet e fundit rreth skandalit të ambasadorit Martin Berishaj.
/TV Malisheva