Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, duke folur për një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë ka përmendur modelin e dy Gjermanive.

Kështu, Bërnabiq ka thënë se në raportet ndërkombëtare po zbatohen standarte të dyfishta teksa ka përmendur Qipron dhe Kosovën.

“Ministria e Jashtme gjermane tha se zgjidhja e dy Gjermanive nuk është një opsion për Qipron, por zgjidhja e vetme është përmes OKB-së dhe respektimit të rezolutës përkatëse të OKB-së. Pra, dy shtete nuk janë opsion për Qipron, dhe kur ata flasin për Serbinë, ndoshta është opsioni i vetëm dhe jo opsion respektimi i rezolutave të OKB-së. Por ky është realiteti dhe ne duhet të punojmë brenda këtyre kornizave, për ta ruajtur Serbinë dhe presidenti Vuçiç po punon për këtë”, tha kryeministri për TV Pink. /TV  Malisheva

Share.