Kombëtarja e Republikës së Çekisë kambajtur konferencën për media para ndeshjes me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazetasheshi.com.
Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy dhe kapiteni është paraqitur në konferencë për media.
Ai u pyet për atmosferën e zjarrtë që krijohet në “Fadil Vokrri”.
“Për ne është me rëndësi të luajmë dhe të fitojmë. Edhe bullgarët kanë luajtur këtu dhe asgjë nuk ka ndodhur. Ne presim ndeshje të mirë nga ana jonë”, ka thënë para gazetarëve, përzgjedhësi Jaroslav Silhavy.
Dueli Kosovë – Çeki zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:00.