Tre qytetarë nga fshati Studime e Ulët, Vushtrri të infektuar me Covid 19, janë shëruar plotësisht.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri përmes një statusi në Facebook.

“Puna e përbashkët e jona, masat tona bashkë me ato të propozuara nga IKSHPK e të vendosura nga MSH po funksionojnë. Lutemi që të mos ketë raste të reja sepse i tërë qyteti mundet me hy në karantinë me vendim të MSH. Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin”, shkruan Tahiri.

Aktualisht në Vushtrri janë 17 persona me koronavirus dhe autoritetet lokale u urojnë atyre shërim të plotë

Share.