Ushtria ukrainase ka njoftuar se po kryen kundërsulme në Soledar, një qytet lindor që ka qenë objekt i bombardimeve intensive ruse, shkruan CNN.

“Pas disa ditësh tërheqjeje, madje kemi bërë një përparim. Stacioni hekurudhor është i yni. Miniera është e jona. Ne presim mbështetje. Soledar është Ukraina”, njoftoi Brigada e 46-të e Ukrainës në Telegram.

Rusia po përpiqet të rrethojë Bakhmutin e afërt duke përdorur mercenarët e Wagnerit dhe personelin e rregullt ushtarak, tha në Telegram Hanna Maliar, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës.

Share.