Kohë më parë një burrë ka raportuar në polici se me një marrëveshje i kishte shitur veturën të dyshuarit mashkull shtetas i Kosovës.

Policia ka njoftuar se i njëjti kishte pranuar vetëm një pjesë të shumës dhe me këtë rast nuk e kishte zbatuar marrëveshjen. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje

Rasti është inicuar si mashtrim

“F. Kosovë 03.10.2022-NN. Ankuesi mashkull sh/k ka raportuar se me një marrëveshje i kishte shitur veturën të dyshuarit mashkull sh/k, me ç’rast nga i njëjti kishte pranuar vetëm një pjesë të shumës dhe me këtë rast nuk e kishte zbatuar marrëveshjen. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /TV Malisheva

Share.