Ramadani i sjell Kosovës medaljen e parë Olimpike Evropiane për të Rinj Atleti Muhamet Ramadani ka hyrë në histori të sportit të Kosovës.
Djaloshi i artë nga Mitrovica fitoi medaljen e artë në disiplinën hedhje e gjylës 5 kilogramë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), Baku 2019.
16-vjeçari e hodhi gjylën në largësi 19.75 metra, gati 1 metër më shumë se vendi i dytë. Ramadani la pas rusin, Semen Borodayev me rezultat 18.83 metra.
Falë Ramadanit Kosova fitoi medaljen e parë dhe të vetme në EYOF Baku 2019, dhe të parën për vendin tonë në tri pjesëmarrje të Lojërave Olimpike Evropiane për të Rinj.
Mumaheti suksesin ia ka dedikuar familjes së tij.