Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë se kushti i serbëve nga Kosova është që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe vetëm atëherë do të kthehen në institucione.
“Serbët do të jenë policë në veri vetëm kur të kenë Asociacionin, që ta ruajnë, dhe jo diçka tjetër”, ka theksuar Vuçiq për TV Happy.
Ai theksoi se Prishtina dhe disa të tjerë do të dëshironin që Asociacioni të jetë një organizatë që mund të printojë vetëm stilolapsa dhe çakmakë me atë etiketë.
Ai theksoi se amerikanët janë të drejtë, sepse kanë thënë se kanë njerëz që mund të këshillojnë për Asociacionin e jo si disa të tjerë, siç tha ai, të cilët vetëm thanë se tashmë e kanë shkruar statutin.
“Amerikanët të paktën na informojnë dhe thonë këtu e bëmë këtë, kaq”, nënvizoi Vuçiq.
Ai tha se Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur në fazën që të mund të bien dakord për diçka.
“Së pari duhet të flasim se si të mbijetojmë tre muajt e ardhshëm. Kush e di se çfarë marrëzie do t’i shkojë në mendje”, tha Vuçiq.
Në deklaratën se Albin Kurti ka paralajmëruar aplikimin për target e Kosovës nga muaji mars, ai ka thënë se do të shoh se si do t’i bëjë ato targa në mars.
Vuçiq tha gjithashtu se Kurti së fundmi zgjodhi “një më të keq se Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviq, njeriu që persekutoi vajzën e Dalibor Jevtiqit”.
“AiVasiljeviqi akuzoi rrejshëm Bratislava Nikoliqin nga Shtërpca, kështu që ai ka me muaj të tërë që është në paraburgim në Podujevë”, ka shpjeguar ai./TV Malisheva