Autoritetet iraniane kanë arrestuar një shtetas gjerman për fotografimin e “qendrave të ndjeshme të naftës” në provincën jugore të Khuzestanit, raportojnë mediat lokale.
Gazeta iraniane Jam-e Jam raportoi sot se një shtetas gjerman u arrestua teksa po fotografonte objektet e naftës Omidiya.
Pas shpërthimit të protestave disamujore për vdekjen e Mahsa Amini në paraburgim në mes të shtatorit, Irani arrestoi dhjetëra shtetas të huaj, përfshirë ata nga Franca, Gjermania, Italia, Polonia dhe Holanda, për shkak, siç shpjegohet, ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të shtetit.
/TV Malisheva