Sot është mbajtur një takim me karakter pune, në mes të zyrtarëve komunal të Malishevës dhe zyrtarëve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për përgatitje për organizmin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, regjistrim i cili planifikohet të mbahet këtë vit, përkatësisht nga data 1 shtator e deri më 16 tetor.
“Ky regjistrim ka rëndësi të madhe për vendin, e në veçanti për Komunën e Malishevës, andaj ne si komunë, jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë mbështetjen dhe të gjithë mekanizmat e nevojshëm për realizimin e këtij regjistrimi, duke i përfshi edhe profesionistët dhe të gjithë ata që kanë përvojë në këtë fushë”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, gjatë këtij takimi.
Nënkryetari Krasniqi, gjithashtu ka thënë se “Komuna e Malishevës do të zbatoj në tërësi vendimin e Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë, duke e formuar komisionin komunal për realizimin e këtij regjistrimi, i cili do të zbatoj në tërësi përgjegjësitë dhe detyrat e përcaktuara, si dhe do të përdoren të gjitha kapacitetet që kemi si komunë për regjistrimin e plotë të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave”.
/TV Malisheva