Sot në burgun e Dubravës ka ndodhur një vetëvrasje.

I burgosuri F.I ka bërë vetëvrasje në burgun e Dubravës, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë korrektues.

Pos kësaj, SHKK gjithashtu ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për të hetuar rastin.

Ky është njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se lidhur me vetëvarjen e të burgosurit F. I, SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç ‘rast ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.

Pas gjithë kësaj, ne mbetemi të përkushtuar që për të gjitha rastet e tilla ti gjejmë dështimet e mundura përbrenda SHKK-së.

Share.