Antonio Conte ka reflektuar së fundmi pas rezultateve jo të mira me Tottenhamin, sidomos pas humbjes në derbi kundër Arsenalit.

Për më tepër, Conte ka pasur muaj të vështirë edhe në aspektin personal pasi ka humbur miq tq ngushtë të tij.

Trajneri i “Spursave” ka humbur tre miq të ngushtë në muajt e fundit. Bashkëpunëtori i ngushtë Gian Piero Ventrone ndërroi jetë në tetor, përpara se Sinisa Mihajlovic dhe Gianluca Vialli të vdisnin këtë dimër, duke tronditur botën e futbollit italian. Në fushë, gjërat nuk kanë qenë më të lehta për Conten dhe tifozët e “Spurs” kanë filluar të lodhen nga paraqitjet e dobëta.

Duke folur për “The Guardian”, Conte reflektoi për vitin e tij të vështirë, humbjet e tij të fundit dhe se si kjo e ka bërë të ndihet efekti në punën e tij, përcjellë TV Malisheva.

“Sigurisht, ky sezon është një sezon i vështirë nga aspekti personal. Të humbasësh në një kohë kaq të shkurtër tre persona që i njihja mirë nuk ishte e thjeshtë. Kur kjo situatë ndodh, ju sjell reflektime të rëndësishme.”, tha Conte.

“Shumë herë mendojmë dhe i kushtojmë shumë rëndësi punës tonë dhe harrojmë familjen. Ne harrojmë se duhet të kemi më shumë kohë për ne. Ky sezon po më bën të kem një reflektim të rëndësishëm për të ardhmen time.”, vazhdoi italiani.

Ai theksoi se përkushtimi ndaj punës bënë që njerëzit ta harrojnë familjes dhe se kjo nuk është diçka e mirë.

“Kur punoni dhe puna dominon në mendjen tuaj dhe në kokën tuaj, ndoshta harrojmë të qëndrojmë me familjen dhe miqtë. Ky është pasioni ynë dhe për pasionin kemi humbur shumë gjëra. Por kur ndodh kjo situatë, ju filloni të mendoni se ndoshta është mirë t’i kushtoni më shumë kohë familjes dhe miqve tuaj, por edhe vetes. Puna nuk është gjithçka në jetë.”, tha Conte.

Së fundi, Conte preku hapat e tij të ardhshëm me Tottenham.

“Për angazhimin dhe atë që i jap klubit ku punoj, asnjë klub nuk ishte i pakënaqur për këtë. Zakonisht kur largohem nga klubi, ata pendohen shumë sepse e dinin mënyrën se si punoja. Është normale që kur mbaroj ditën jam i lodhur sepse punoj shumë. Për këtë arsye klubi dëshiron që unë të qëndroj për një periudhë të gjatë.”, tha në fund ai.

Share.