Yann Sommer është edhe zyrtarisht portier i gjigantit bavarez Bayern Munih.
Ai vjen nga rivali i Bayernit Borussia Moenchegladbach, klub me të cilin kishte edje gjashtë muaj kontratë.
“Yann Sommer është një afrim shumë i vlefshëm për ne, sepse ai ka një përvojë të pasur ndërkombëtare dhe ka luajtur tashmë në Bundesliga për shumë vite. Ai ka gjithçka që kërkohet për të kontribuar të menjëhershëm në suksesin tonë. Ne jemi të sigurt se mund t’i arrijmë qëllimet tona me Yann Sommer”, thuhet në njoftimin e Bayernit të lëshuar në faqen zyrtare.
Ndërsa Sommer tha se është tejet i emocionuar me mundësinë që i është dhënë.
“Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në Bayern. Është një klub i madh dhe i fuqishëm. Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit shumë here, e di cilësinë dhe atmosferën e madhe të këtij klubi”.
/TV Malisheva