Mot i vranët e me reshje shiut do të mbizotërojë sot në vendin tonë e të cilat gjatë ditës do të dobësohen dukshëm në gjithë territorin e vendit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet të kemi masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.
Masat e ftohta do të ndikojnë dukshëm në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Reshjet e parashikuara për fundjavë, parashihen të jenë në formë dëbore.
Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri 5 gradë më të ulëta dhe nga 7 deri 9 gradë ato më të lartat.
/TV Malisheva