Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot ka informuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit ditëve të fundit është përkeqësuar si pasojë e reshjeve intensive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit.

 Sipas IHMK-së, situata më e rënduar është në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të vendit.

Instituti ka bërë të ditur se reshjet e shiut me intensitet të ndryshur, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar, duke u bazar në situatën e vështirërsuar hidrologjike, ku lumenjtë kanë dalur prej shtetërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje.

 “Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perendimore, veriperendimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasyshë reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështërsi edhe në pjesët tjera të vendit.”, është bërë e ditur në njoftim.

Ndryshe, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, dje janë shkaktuar vërshime në disa komuna të Kosovës, si Pejë, Mitrovicë, Istog, Podujevë, Skenderaj.

No photo description available.

/TV Malisheva

Share.