Pandemia coronavirus ka bërë që shumica e popullsisë në botë të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Disa prej tyre kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi e disa prej tyre edhe në vendet malore apo lokacione relaksuese.

Këtë të fundit është duke e praktikuar këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu, pasi që kohëve të fundit është shfaqur në vendin malor, Brezovicë.

Përmes rrjetit social Instagram, ai ka publikuar disa imazhe të vilës ku po qëndron. Vila posedon një oborr të madh ku janë të vendosura disa karrige për të pushuar.

Veçantia e gjithë kësaj është rrjedha e lumit e cila kalon pikërisht afër objektit luksoz të këngëtarit.

Duket se këngëtari po shijon izolimin së bashku me familjen e tij në natyrë duke publikuar kështu imazhe nga përditshmëria e tyre./Tv Malisheva

Share.