Studentët e nivelit master në programin Shëndeti Publik dhe Menaxhimi në UBT, në kuadër të lëndës “Epidemiologjia”, të shoqëruar nga dekani Fitim Alidema, zëvendësdekania Shqipe Agushi dhe profesori Hajrullah Fejza, ishin në vizitë studimore në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren.
Përgjatë kësaj vizite, studentët u mirëpritën nga drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren, Fadil Kryeziu, i cili i njoftoi ata me punët dhe aktivitetin e kësaj qendre.
Fokusi kryesor i kësaj vizite ishte roli i shëndetësisë publike dhe menaxhimi në këtë fushë, duke u ndihmuar studentëve të njohin procese të ndryshme të cilat ndërlidhen me fushën, si dhe të zhvillojnë njohuritë e tyre rreth profesionit.
/TV Malisheva