Një shtetas është rrëmbyer dhe dhunuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Sarandë.

G.O është mbajtur me forcë në automjet nga pesë persona që dyshohet se e kanë goditur me sende të forta dhe më pas e kanë lënë në rrugë të lënduar rëndë.

Ai është gjetur nga policët në rrugën e fshatit Xarrë dhe më pas është dërguar në spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tri orë më vonë, P.N, 30 vjeç (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve), vëllai i tij A.N, 21 vjeç dhe është shpallur në kërkim dhe vëllai tjetër A.N. Në pranga kanë rënë dhe dy djemtë e shtetasit A.N, A.N dhe A.N, shkruan TopChanel Dyshohet se të dyshuarit kanë planifikuar dhe organizuar rrëmbimin dhe dhunimin e G.,dhe shkak kanë qenë motive banale.

Policia ka sekuestruar tri automjete që janë përdorur nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare, ndërsa ndaj tyre ka nisur hetimi për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

/TV Malisheva

Share.