Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një përgjigje për KosovaPress, ka konfirmuar se ka kërkuar pajtimin e Këshillit të Përgjithshëm për formimin e një koalicioni me AAK, Nisma-AKR dhe komunitetet jo shumicë.

Por që thotë se nuk do të bisedojnë për konkretizimin e këtij koalicioni, pa u shterrë të gjitha rrugët kushtetuese që Lëvizja Vetëvendosje të marrë mandatin si parti e parë.

“Kam kërkuar pajtimin ne parim te Këshillit te Përgjithshëm. Nuk do të bisedoj për konkretizim te koalicionit me asnjë nga subjektet AAK, Nisma, AKR, partitë e komuniteteve jo shumicë, pa u shterrë te gjitha rrugët kushtetuese për ta marrë mandatin VV, si parti e pare, fituese relative e zgjedhjeve”, u shpreh Mustafa për KosovaPress

Lëvizja Vetëvendosje përkundër dy letrave të presidentit, Hashim Thaçi ku i kërkon mandatarin për kryeministër, ende nuk i ka dërguar mandatarin për shef të ekzekutivit. Edhe pse janë shprehur se në momentin e caktuar do t’i përgjigjen letrave të të parit të shtetit. Derisa njohësit kushtetues janë shprehur se nuk ka afat për një gjë të tillë.

Me inicimin e LDK-së më 25 mars, rreth 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar për rrëzimin e qeverisë Kurti./ Tv Malisheva

Share.