Aksi nacional Elbasan-Qafë Thanë është i kalueshëm pa probleme, ndërsa në disa segmente të aksin Librazhd-Peshkopi kërkohet përdorimi i zinxhirëve.

Trashësia e dëborës arrin në 20-30 cm në Stëblevë e Qarrishtë të Librazhdit. Rrajcë dhe Sopot të Prrenjasit, ndërsa fshatrat e Elbasanit, Gjinar, Zavalinë, Labinot Mal e Funar nuk ka më shumë se 6 cm dëborë, shkruan TopChanel Gjatë natës pritet rënie e temperaturave nën zero e për pasojë ngrica e kujdes i shtuar në rrugë.

Moti i keq ka sjellë edhe probleme në furnizimin me energji elektrike. Disa fshatra malorë në qarkun e Elbasanit janë në errësirë./TV Malisheva

Share.