Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ambasadorë të akredituar në Kosovë, kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij.

Osmani dhe Kurti vendosën edhe kurora lulesh te varri i Rugovës, teksa ish presidentin e kujtuan si njeriun që iu dha zë kërkesave të drejta për popullin e Kosovës për liri e pavarësi e njeriun që në ditët më të rënda për vendin, diti të krijoj miq e aleatë, që Osmani e Kurti u zotuan t’i ruajnë.

Presidentja Osmani tha se Rugova iu dha zë të gjitha kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Sot në këtë përvjetor e përkujtojmë me mall njeriun i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Trashëgimia që ai la pas na shërbejnë si dritë e udhërrëfyes në përpjekjet për ta forcuar shtetin tonë. Siç diti Rugova të krijojë miq e aleatë në ditët më të rënda për vendin, ashtu do të vazhdojmë të mbrojmë e ruajmë aleancat që ai krijoi”, tha presidentja Osmani.

Ish-presidenti Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006.

LEXO EDHE:

Osmani e Kurti nderojnë ish-presidentin Rugova

/TV Malisheva

Share.