Sipas mediave franceze, prodhuesi i njohur i automjeteve Renault është duke planifikuar edhe një model elektrik për vitin e ardhshëm.

Fjala është për një Crossover elektrik, i cili në gamën e Renaultit do të radhitet mbi modelin Zoe.

Aktualisht nuk ka shumë detaje, por sipas disa burimeve thuhet se ky Crossover elektrik ende i paemëruar do të ketë platformën CMF/EV, platformë të cilën e ka edhe koncepti në foto, i prezantuar së fundmi, Morphoz.

Përveç kësaj, thuhet edhe se me vetëm një mbushje të baterisë Crossoveri i ri do të mund të kalojë deri në 600 kilometra./ Tv Malisheva

Share.