Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka bërë thirrje për solidaritet me Drenicën, në këto ditë kur është goditur nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut.
Deliu përmes një postimi në Facebook se nuk ka vend për racizëm lokal e kulturor, duke shtuar se ajo çfarë përfaqëson Drenica është ajo që e ka të mbjellë secili qytetar i Kosovës.
“Nuk ka vend për racizëm lokal e kulturor. Nuk ka, e s’ka për të pasur kurrë dallim në mes njerëzve të Kosovës. Nuk ka e nuk do të ketë kurrë dallime, që janë më të mëdha sesa ajo çfarë e kemi të përbashkët: vetëdijen që na bashkon, të ardhmen që e duam dhe karakterin për ta parë njëri-tjetrin, si njerëz mbi të cilët mund të mbështetemi e që i mbështesim” shkruan Deliu.
/TV Malisheva