Shumë mungesa, por shumë edhe alternativa për selektorin Bernard Challades, i cili në konferencën përpara ndeshjes me Republikën e Çekisë u ka kërkuar futbollistëve të tij të bëjnë një ndeshje të çmendur për të ardhur deri te rezultati pozitiv
“Dardanët” kanë mbajtur seancën e fundit stërvitore këtë të premte, teksa pas 15 minutash dyert u mbyllën për media.
Megjithatë, nga ajo se çfarë është parë deri më tani mund të konfirmohet zhvendosja e Florent Hadërgjonajt në krahun e majtë të mbrojtës, teksa në atë të djathtë pritet të luajë Mërgim Vojvoda.
Në mesin e fushës Voca është i konfirmuar gjithashtu, teksa Halimi do të jetë në balotazh me Anel Rashkajn.
Valon Berisha do mbështes Celinën dhe Zhegrovën, i cili gjithashtu është në balotazh me Bernard Berishën, ndërkohë i pakontestueshëm në vijën e parë të sulmit është Vedat Muriqi.
Challandes edhe për këtë duel do ti mbetet besnik skemës 4-2-3-1.