Autoritetet në Kinë kanë ndaluar publikimin e punimeve shkencore mbi shfaqjen e koronavirusit.
Këto punime nuk mund të botohen pa miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas CNN, shkencëtarët kinezë kanë frikë se autoritetet do të donin të fshehin informacione të rëndësishme në lidhje me përhapjen e infeksionit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Jao Li Yian ka shkruar në mediat sociale në mënyrë të përsëritur se virusi ishte sjellë në Kinë nga ushtria amerikane.
“Është pjesë e një narracioni shtetëror se si virusi nuk është nga Kina,” thanë shkencëtarë në kushte anonime për CNN.
Studimet mbi koronavirusin janë botuar normalisht deri më tani, megjithatë, autoritetet tani kërkojnë që çdo punim i tillë të shkojë në ministri për miratim shtesë, me procedura të rregullta universitare.
Autoritetet kineze kanë fshehur informacionin kr yesor që nga shpërthimi i infektimit, duke pretenduar në mes të janarit se nuk ka transmetim të virusit nga njeriu në njeri./ Tv Malisheva