As Franca dhe asnjë nga partnerët nuk janë në luftë me Rusinë, tha sot Ministria e Jashtme franceze, duke hedhur poshtë pretendimet e Moskës pas vendimit të Perëndimit për dërgimin e tankeve në Kiev.

“Ne nuk jemi në luftë me Rusinë dhe asnjë nga partnerët tanë nuk është”, tha zëdhënësja e Quai d’Orsay, Anne Lezhandre, raporton ANSA.

“Dorëzimi i pajisjeve ushtarake… nuk përbën bashkëluftimin”, tha Lezhandre.

Një ditë më parë, Gjermania njoftoi se do t’i jepte Ukrainës 14 tanke Leopard 2, vendim që është pritur që një kohë. Ky vendim i Berlinit po ashtu hap mundësinë që edhe disa shtete të tjera evropiane të furnizojnë Kievin me këto lloje tankesh.

Kremlini tha se Moska e sheh dërgimin e këtyre tankeve si “përfshirje të drejtpërdrejtë në konflikt” në Ukrainë, që Rusia ka nisur më 24 shkurt 2022.

Pas njoftimit të Gjermanisë, Shtetet e Bashkuara po ashtu njoftuan se do t’i japin Ukrainës 31 tanke Abrams.

 

Share.