Ministri i Financave, Hekuran Murati, para deputetëve në komisionin për Buxhet ka thënë se si ministri mund të ofrojnë një zgjidhje për këtë vit për shkak të krizës lidhur me tatimin në pronë.
Ai ka thënë se qytetarëve mund tua falin deri në 100 euro por nuk mund ta shkelin ligjin që tashmë është në fuqi dhe nuk mund ta heqin totalisht vlerësimin për pronat.
“Si ministri propozojmë që 100 eurot e para mund të u falen qytetarëve, për shembull dikujt i vje tatimi 30 euro i falen të gjitha, dikujt tjetër 100 edhe ato falen, ndërsa nëse dikush ka tatim 200 euro për të paguar do t’i paguaj vetëm 100”, ka thënë Murati.
Tutje ai ka thënë se janë në përgatitje të ligjit të ri për mbledhjen e tatimit për pronat dhe këtu mund të japin propozime pozita e opozita dhe poashtu edhe komunat. /TV Malisheva