Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi janë zënë duke organizuar lojëra fati, ndërsa janë sekuestruar rreth 97 mijë lekë dhe 160 euro.

Sipas Policisë, janë sekuestruar edhe shtatë kompjuterë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over” dhe kanë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 27 vjeç, A. Z., 23 vjeç, R. K., 38 vjeç, G. M., 20 vjeç dhe U. H., 20 vjeç. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në një lokal në rrugën “Irfan Tomini” dhe në një lokal në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke organizuar lojëra fati. “, ka bërë të ditur Policia e Shtetit.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/TV Malisheva

Share.