Sot Drejtoria e Inspektorateve në Prizren ka mbyllur 11 biznese, të cilat kanë pasur të ndaluar veprimtarinë sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Në një pikë kontrolli inspektorët e Drejtorisë së Inspektorateve kanë konfiskuar 118 pako të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike pa dokumentacion përcjellës.
Hapat e tilla të veprimit janë të domosdoshme për shkak se këto biznese edhe përkundër njoftimit të disa hershëm, qoftë verbal apo me shkrim, nuk kanë respektuar zbatimin e vendimit, thuhet në një njoftim të Komunës së Prizrenit.
Bizneset që e kanë të ndaluar veprimtarive janë kafiteritë, restarurantet, frizerët dhe ndaj të gjitha këtyre bizneseve do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjit.
Komuna e Prizrenit është shpallur mbrëmë zonë në karantinë pas ngritjes së bilancit në 21 të rasteve të prekura me koronavirus