Policia në fshatin Shkozë të Malishevës ka arrestuar dy të mitur meshkuj të cilët kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre, gjithashtu i mitur.
Deri te sulmi fizik ka ardhur pas një konflikti që ka nisur në rrjete sociale.
I mituri i sulmuar është detyruar të pranojë tretman mjekësor, ndërsa dy të arrestuarit janë në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj sh/k, të cilët për shkak të një konflikti që kishin pas përmes rrjeteve sociale e kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre po ashtu i mitur i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi policia. /TV Malisheva