Deri sa para disa dite Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje, në Malishevë kishte përzgjedhur Adem Berishen dhe Jetmira Vrenezin për për kandidatë për Kuvend të Kosovës nga ky subjekt, tani gjërat kanë ndryshuar, në garë hyn Gani Krasniqi dhe Jetmira Vrenezi.
Këtë njoftim e bënë të ditur Adem Berisha përmes rrjetit social facebook, ja postimi i plotë :
Të dashur aktivistë, familjarë, miq dhe përkrahës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Është nder i veçantë për Qendrën, për Malishevën dhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE, vënja në listën garuese për anëtarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës e emrit dhe personalitetit të veprimtarit të shquar Gani Krasniqi! Baca Gani, nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar devotshmërinë dhe sakrificën e tij për kauzën Kombëtare.
Duke qenë më se i kënaqur dhe i respektuar për mundësinë që pata rastin ta propozoj Bacën Gani dhe miratimin e kryesisë se Lëvizjes VETËVENDOSJE, shpresoj fuqishëm në besimin e anëtarëve të Këshillit të Qendrës në Malishevë, po ashtu shpresoj se nuk do të mungoj përkrahja e fuqishme për Bacën Gani, nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Andaj, besoj me tërë qenien time në përkrahjen edhe me të fuqishme për kandidatët tonë nga Qendra e Malishevës, për Gani Krasniqin dhe Jetemirë Vrenezi dhe i ftoj të gjithë aktivistët dhe përkrahësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që më datë 6 tetor të mobilizohemi për ndryshim dhe fitore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Suksese të gjithë kandidatëve për Kuvendin e Republikës së Kosovës!
Suksese kryeministër, Albin Kurti!