Muzika ka evoluar jashtëzakonisht shumë, si në tregun muzikor shqiptar, ashtu edhe në atë botëror. Së fundi, tekst shkruesi i njohur shqiptar, Agim Doçi ka komentuar tekstet e këngëve që po këndohen së fundi nga këngëtarët shqiptarë.
I ftuar në RTV Ora, Doçi dëgjoi një pjesë nga kënga e Mozzik “Bespreme”. Me këtë rast ai mbeti i shokuar.
Derisa dëgjonte vargjet “U ta hanksha pii-ken nën buzë( la-la-la) E a to dyja që i man nër bluzë ( la-la-la)“, poeti Doçi reperin Aliu e quajti “rrugaç”.
“Çka janë more këta rrugaçë, po ku bie unë në nivelin e këtyre. U ta hanksha e ma hënksh. Mos moj burrneshë. Ata duhen fut të paktën 3 vjet në burg, me i rrahë” – tha ai.
Kujtojmë se, poeti Agim Doçi i ka dhuruar me vite vargje mbresëlënëse artit shqiptar, duke u nisur që nga “E duam lumturinë” të Parashqevi Simakut e deri te “A vritet pafajësia” që përshkruante me drithërimë të bëmat e Luftës së Kosovës. /TV Malisheva

Share.