Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Ai tha se me ligjin e pagave është koha që personelit shëndetësor t’u ngriten pagat edhe pse koeficienti nuk dihet.
“Është koha tu japim pagat e ngritura të cilat ata i meritojnë. Me ligjin e ri të pagave – koeficientin bazë që paradoksalisht s’e di askush – punëtorēve shëndetësor duhet tu sigurohet një jetë e dinjitetshme në Kosovë”, tha Abidxhiku në një postim në facebook.
Ai shtoi se largimi i punëtorëve shëndetësor është problem kombëtar, pasi që shëndetësia duhet të jetë prioritet.
“Largimi i tyre nga Kosova është bërë problem kombëtar. Shëndetësia duhet të jetë prioritet!”, shkroi i pari i LDK-së.
/TV Malisheva