Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili në një konferencë për medie sot deklaroj që Kosova iu është rrëmbyer Serbisë.
Në reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thuhet se Shqipërisë i janë aneksuar territoret edhe më herët, por shqiptarët nuk i kanë ndalur asnjëherë përpjekjet për t’i rikthyer territoret, që ende i mbajnë pushtuesit sllav e grek.
Reagimi i plotë i Ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në Facebook:
“Shqipërisë i janë aneksuar territoret edhe më herët, por ta themi që nga 1912-ta.
Për këtë, shqiptarët nuk i kanë ndalur asnjëherë përpjekjet për t’i rikthyer territoret, që ende i mbajnë pushtuesit sllav e grek.
Po të mos ishin përpjekjet e popullit shqiptar, e sidomos po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa për Kroacinë dhe ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi.”