Rreth deklaratës së presidentit kroat, Zoran Milanoviq se Kosova është marrë nga Serbia, ka reaguar edhe deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Perlaskaj, e cila në reagimin e saj në rrjetin social facebook ka paraqitur disa fakte historike rreth rrugës që ka kaluar Kosova deri në çlirimin dhe pavarësimin e saj nga Serbia.

Reagimi i Lekaj- Perlaskaj:

“Në konferencën e sotme për media të mbajtur në Petrinje të Kroacisë, Presidenti i Republikës së Kroacisë, ndër të tjera tha: “Rusët, pasi që janë cinikë, do të thirren në aneksimin e Kosovës, të cilën unë e mbështes”, tha ai. Por në pyetjen se kush e aneksoi Kosovën, ai tha: “Bashkësia ndërkombëtare dhe ne. Është vjedhur nga Serbia. Kosova është marrë nga Serbia. A e kemi pranuar Kosovën. Unë qëndroj pas Kosovës. I qëndroj pas, por kur ai (coptim) është bërë pa vullnetin e shtetit të cilës Kosova i takonte, dhe ai shtet ishte Serbia, respektivisht Jugosllavia, e cila nuk ishte aspak miqësore me ne, por ne fare nuk mërziteshim”.

Si përfaqësuese parlamentare, ndër të tjerash, dhe kryetare e pakicës shqiptare në Parlamentin Kroat, kam nevojë të kthej kokën pas kësaj deklarate dhe të paraqes disa fakte historike. Republika e Kosovës u krijua në procesin e shpërbërjes së RSFJ-së, njëlloj si Republika e Kroacisë. Është e rëndësishme të theksohet se sipas Kushtetutës së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Krahina Socialiste Autonome e Kosovës nuk ishte vetëm një krahinë në kuadër të RS të Serbisë, por edhe një element konstituiv i federatës. Sinan Hasani madje ka përfaqësuar Kosovën për një vit, si përfaqësues i Presidencës, duke e kryer punën nominale të kreut të shtetit.

Kushtetuta përcaktonte kompetencat që në shumë elemente ishin të përafërta me një lloj kufizimi të shtetësisë, të cilat kompetenca Kosovës i janë marrë me dhunë, në mënyrë që Kosova autonome të degradohej në një njësi administrative në të cilën është zbatuar një regjim policor dhe persekutim masiv i shumicës së shqiptarëve. E gjithë kjo, për shkak të rrezikut nga një katastrofë e cila do të realizohej me vonë dhe shkeljeve të normave të së drejtës humanitare ndërkombëtare, e cila shkaktoi ndërhyrjen humanitare dhe në marrëdhëniet ndërkombëtar është e njohur mirë dhe sidomos (pikërisht) në territorin e Evropës Juglindore.

Prandaj, kontestimi i shtetësisë së Kosovës do të ishte sikur sot ta kontestojmë shtetësinë e Greqisë moderne (e cila u themelua në vitin 1830) ose Bullgarisë (format e para të shtetësisë moderne të së cilës ishin në vitin 1878). Ashtu siç Kushtetuta e RSFJ-së e vitit 1974 dhe aktet tjera juridike dhe vendimi demokratik i qytetarëve që ishin bazë juridike dhe faktike për pavarësinë e Republikës së Kroacisë, i njëjti model u zbatua edhe në rastin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Republika e Kroacisë ishte ndër të parat që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe i vendosi marrëdhëniet politike dhe diplomatike të bazuara në partneritet, bashkëpunim dhe në respektimin e vlerave evropiane.

Gjithashtu, Republika e Kroacisë mbështet fuqishëm Republikën e Kosovës në përpjekjet e saj për të forcuar pozitën e saj në Evropën Juglindore. Në dritën e të gjitha marrëdhënieve theksin dua ta vendos forumin e parë ekonomik Kroaci – Kosovë, i cili u mbajt javën e kaluar në Prishtinë nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kroacisë dhe Kryeministrit së Republika e Kosovës. Realizimi i tij i suksesshëm tregon drejtimin në të cilin Kosova dëshiron të shkojë drejt familjes së shoqërive evropiane me mbështetjen e Republikës së Kroacisë dhe vendeve të tjera mike të Kosovës. “Dy shtetet tona janë historikisht dhe politikisht të ndërlidhura. Ka ardhur koha që të lidhemi edhe ekonomikisht”- theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në rastin e hapjes solemne të Forumit. Realisht, ky mesazh është ai që dua të jetë një udhërrëfyes për të ardhmen tonë të përbashkët.”

Share.