Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar se si do të ishin pagat e zyrtarëve publikë në Kosovë, me koeficientin të cilin e ka propozuar partia e tij.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se propozimi i LDK-së merr 120 milionë euro shtesë, që sipas tij, janë shumë më pak se shpenzimet e Qeverisë për pakot mbështetëse gjatë vitit 2022.

Sipas tij, LDK-ja ka kërkuar koeficient me vlerë 125.

“Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend. Zgjidhja është e qartë. Koeficienti 125”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

 

Share.