Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, iu është përgjigjur kritikave që Kryeministri, Albin Kurti bëri sot ndaj LDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se opozita e vetme kundër Kryeministrit Kurti është LDK-ja dhe kjo është parë edhe prej rezultatit të fundit zgjedhor të zgjedhjeve lokale dhe prej rritjes së vazhdueshme që kemi në çdo matje.
Ai tutje ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë parë sot ndryshim radikal të qendrimit të Kryeministrit Kurtit në raport me Asociacionin sepse sipas tij për këto 10 vite ai ka refuzuar kategorik formimin e Asociacionit, me apo pa kompetenca ekzekutive kurse sot ai deklaron që pajtohet me formimin e Asociacioni duke i permendur disa kushte, siç ishte kushti i parë që ia duhet të jetë në harmoni me kushtetutën dhe këtë e kemi thënë dhe ne si LDK e po ashtu dhe partnerët tonë nderkombëtar.