Nën organizimin e Ambasadës së Izraelit në Kosovë, sot u mbajtë ceremonia e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ku mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili nder të tjerash tha se në shenjë të një miqësie të re ndërmjet dy vendeve tona dy vite pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të kujtojmë së bashku Holokaustin – një prej episodeve më të errët të historisë së njerëzimit.

“Teksa mblidhemi këtu sot për të përkujtuar viktimat e Holokaustit, le të kujtojmë të kaluarën, me një sy nga e ardhmja. Mënyra më mirë për të nderuar kujtimin e tyre nuk është vetëm përmes fjalëve, por edhe përmes veprave tona. Me pak fjalë, mos të harrojmë kurrë, por edhe kurrë më”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve.

 

Share.