Bebe Rexha është artistja e vetme shqiptare me renome ndërkombëtare që sivjet është nominuar në ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës, ‘Grammy Awards 2023’.
Ajo lufton për të marrë çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, kategori në të cilën është nominuar për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm, “I’m Good (Blue)”.
Në konkurrencë për këtë çmim ajo ka divën e muzikës, Beyonce, me hitin e saj “Break my soul” – për të cilën mendon se do të jetë edhe fituesja e këtij çmim.
Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kur u pyet nga një fans se “a është e emocionuar për mbrëmjen e madhe të ‘Grammy’-t”.
Mesa duket, Bebe Rexha është dorëzuar para kohe, ani pse kënga e saj dhe e Dadvidit, “I’m Good (Blue)” ka qenë një nga hitet më të mëdha të vitit dhe është mjaft pretendente për të fituar çmimin në fjalë.
‘Grammy Awards 2023’ mbahet këtë të diel në ‘Crypto.com Arena’ në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
/TV Malisheva