Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, iu shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën në tërmetin tragjik në Turqi.
Presidentja shkroi në Twitter sot se Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetje të nevojshme nëpërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës, për t’u dalur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti shkatërrues.
Ndër të tjera Osmani tha:
“Zemra ime është për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit. Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetje të nevojshme, përfshirë nëpërmjet FSK-së”, thuhet në shkrimin e Osmanit.
LEXO EDHE
Turqi, të paktën 284 të vdekur dhe mbi 2300 të plagosur nga tërmeti 7.4 ballë
LEXO EDHE:
TV Malisheva